Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Norwich City e ka kompletuar transferimin e anësorit Milot Rashica nga Werder Bremeni.

24-vjeçari i bashkohet klubit anglez për një shumë të pazbuluar dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Rashica kaloi tre vite te Werder Bremeni, ku shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.

Pas largimit, sulmuesi i Kosovës bëri një shkrim emocional drejtuar tifozëve të Werder Bremenit në rrjetin social “Facebook”.

Shkrimi i plotë i futbollistit vushtrrias:

“Të dashur tifozë të Werder Bremenit, pas tre vite e gjysmë, kam vendosur ta nis një aventurë të re. Do të doja t’ju falënderoj për mbështetjen nga thellësia e zemrës sime për mbështetjen gjatë kësaj kohe. Jam ndjerë rehat në Bremen dhe familja ime gjithmonë ka luajtur një rol të veçantë. Ju mund të jeni të sigurtë se do t’ju mbështes juve dhe klubin. Faleminderit për gjithçka tifozë, bashkëlojtarë dhe staf i Werder Bremenit. Qëndroni të sigurtë“.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon