Sport

Merret vendimi për ndeshjen e ndërprerë mes Ferizajt dhe Ulpianës

Komisioni i Garave për Superligën dhe Ligën e Parë në futbollin kosovar ka mbajtur mbledhjen e radhës me rastin e regjistrimit të ndeshjeve.

Ndeshja mes Ferizajit dhe Ulpianës e cila ishte ndërprerë në minutën e 94-të pasi që ishtë sulmuar gjyqtari kryesor nga një tifoz i skuadrës vendase. Për këtë ndeshje është marrë vendim që të regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të KF Ulpianës, raporton Gazetasheshi.com

Më poshtë e gjeni vendimin e plotë:

1.Ndeshja e ndërprerë ndërmjet KF Ferizaj dhe KF Ulpiana, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ulpiana.

A R S Y E T I M
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ferizaj – KF Ulpiana, java e 23-të, Liga e parë, Grupi ”B”, pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në minutën e 90+4, për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes nga një person i paautorizuar (shikues), duke e paaftësuar për vazhdimin e ndeshjes, andaj konform nenit 58 të Rregullores së Garave, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të KF Ulpiana.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve