Sport

Merret vendimi: A do t’i luajë me tifozë Kosova ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës?

Brenda tri ditësh, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Spanjës.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që rreth 1300 tifozë do të lejohen për të ndjekur takimet nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’. Zëvendës ministrja e Sportit, Daulina Osmani e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline.

Demokracia.com, ditë më parë paralajmëroi se në stadium nuk mund të hyet pa librezën e vaksinimit gjë të cilën tash e ka konfirmura edhe ministria.

“Dje është marrë vendimi. Pavarësisht dëshirës dhe kërkesës sonë për të rritur numrin, Ministria ka vendosur që 10% e kapacitetit të stadiumit të lejohet për tifozë. Është e rëndësishme të theksohet që të gjitha masat do të vlejnë për shikues. Nuk do të lejohen të hyjnë në stadium pa librezë të vaksinimit ose testin PCR. Federata e Futbollit do të vendosë rreth ndarjes së tifozëve në tribuna dhe sa kam informacion do të jenë të hapura 4 tribunat e stadium” deklaroi Osmani.

Kosova do të luaj të dielën ndaj Greqisë dhe të mërkurën kundër Spanjës. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar