Lajme

Mero Baze: Sot vetëm 10% s’janë të gëzuar, këtu bën pjesë Kurti, Vjosa dhe ai që e do zhdukjen e Izraelit

Opinionisti dhe gazetari i njohur, Mero Baze, thotë se po të bëhej sot ndonjë sondazh se sa i janë gëzuar zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael, 90% të qytetarëve do të përgjigjeshin me “po”.

Në 10 përqindëshin që do të përgjigjeshin me mohim, sipas Bazes hyjnë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

“Nëse sot bën sondazh në Kosovë sa i janë gëzuar marrëdhënieve me Izraelin, të del me siguri të plotë 90 për qind “po”, e 10 për qind “jo”. Tek kjo 10 për qind ne krye eshte Albini, Vjosa ai, qe do zhduk Izrealin etj. Ky sondazh tregon kush do Kosovën jo kush do pushtetin”, ka shkruar Baze.

Pavarësia e Kosovës si shtet është njohur sot zyrtarisht nga një shtet shumë i rëndësishëm si Izraeli. Këtë akt e ka quajtur historik ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, si dhe emisari i administratës së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem. /Express/

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë