Sport

Merkatoja e “çmendur” vazhdon, Ronaldo shumë afër rikthimit te Man Utd

Cristiano Ronaldo është komentuar shumë ditëve të fundit për të ardhmen e tij.

Ronaldo vendosi të largohet nga Juventusi pas një periudhe të suksesshme tre-vjeçare në Itali.

Futbollisti ishte lidhur ngushtë me një kalim te Man City, megjithatë ‘Citizens’ tani kanë hequr dorë nga mundësia e transferimit të tij.

Sipas mediave të ndryshme botërore, tani sulmuesi është gjithnjë e më afër rikthimit te Man Utd.

36-vjeçari ka kaluar periudhë të bukur në “Old Trafford” dhe duket se do të rikthehet sërish aty, për të kërkuar suksese të reja në karrierën e tij.

Thuhet se transferimi i portugezit te “Djajtë e Kuq” do të konfirmohet së shpejti.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane