
Skuadra e Prishtinës ndodhet në ditën e 13 të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.








































Stafi dhe futbollistët ditën e sotme (30 janar) janë të liruar nga stërvitjet dhe ndeshjet miqësore.
Disa e kanë shfrytëzuar këtë ditë për “shopping” e shëtitje e disa të tjerë për relaks në ambientet e hotelit, raporton faqja zyrtare e Prishtinës, përcjell FrontOnline.
Prishtinasit deri më tash i kanë zhvilluar katër ndeshje kontrolluese në tokën turke, ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau, Gornik dhe Alanya Vladikavkaz.




















































Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2, pësoi 2:1 nga Gornik dhe fitoi 2:0 ndaj Alanyas.
Ndeshjen e radhës e zhvillon më 31 janar ku ballafaqohet me Kapfenbergun e Austrisë, e fundit e fazës përgatitore.




















































Prishtina në këtë afat kalimtar ka qenë aktive duke i transferuar disa futbollistë si: Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu dhe Drilon Cenaj.
“Afati kalimtar për skuadrën tonë nuk ka përfunduar”, shkruhet në njoftimin e klubit prishtinas në faqen zyrtare.
Afati kalimtar për regjistrimin e futbollistëve në Kosovë përfundon më 31 janar.