Lajme

Mërgimtarët kapen me teste false në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona, një burrë dhe një grua në aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin për falsifikim të testeve për COVID, shkruan Gazeta Metro.

“Sot, më 05.09.2021, rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, dy persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane,në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 05.09.2021, rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, dy persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane,në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara.

Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë