Lajme

Memli Krasniqi falënderon SHBA’të për ndihmën me vaksina – fton Qeverinë të filloj menjëherë vaksinimin masiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat, siç tha ai, po vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me Covid-19.

Lideri i opozitës ka përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me Covid-19. Ashtu siç kemi bërë tash e sa javë, i bëjmë sërish thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë. Krahas kësaj, Qeveria duhet të ofrojë një plan të duhur e të shpejtë për ndihmë financiare ndaj qytetarëve që po vuajnë pasoja të rënda nga pandemia, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati