Lajme

Meliza Haradinaj-Stublla bëri homazhe te heroina Elfete Humolli dhe në Gllogjan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, nga Lupçi i Podujevës ku bëri homazhe te varri i heroinës Elfete Humolli ka vazhduar në Gllogjan ku ka nderuar Bacën Hilmi Haradinaj, babain e Heronjve të Kombit e të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Është e pamundur të shkoj përgjatë oborrit ku prehen trimat e tu në Gllogjan, e të mos nderoj kujtimin e kushtrimin tuaj për atdhe! Nderim përjetë Baca Hilmi. Ngadhënjim mbi vdekjen është trashëgimia e pashoq e gjakut tënd”, ka thënë me këtë rast Haradinaj-Stublla për të shtuar se “shkëmb i pamposhtur urtësia jote, forca për të përballuar çdo padrejtësi dhe për të udhëhequr bijtë e tu heronj të atdheut. Bacë, falëminderit që i ke dhënë Forcë Kosovës!”.

Haradinaj-Stublla ka bërë homazhe edhe te varri i heroinës Fetnete Ramosaj, në Gllogjanin ku ajo prehet krah për krah bashkëluftëtarëve të saj.

Ajo tha se me pushkë e me penë, Fetnete Ramosaj – zëri i përjetshëm i ndërgjegjes së Kosovës për liri.

“Nder i veçantë të jem sot mike në familjen Ramosaj bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, për të përkujtuar figurën e përjetshme të Fetnetes. I përcolla familjes së heroinës sonë se amaneti i saj për Kosovë të lirë mbetet i gjallë, e që vepra e saj më ka shoqëruar kudo nëpër botë, nga Uashingtoni në Hagë – e përmes saj jam munduar ta lartësoj kujtimin e luftës dhe të vërtetën e Kosovës aty ku duhet të dëgjohet. Mirënjohje ndër breza për Fetneten dhe veprën e saj heroike!”

Postime të ngjajshme
Lajme

Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin !

Lajme

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë, ky material paraqet rrezikun më të madh

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të marsit

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja