Lajme

Medvegja sot mbahen zgjedhjet lokale dhe vendimtare për shqiptarët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në Medvegjë sot mbahen zgjedhjet lokale, të cilat janë vendimtare për shqiptarët, të cilët përballen me sfidën e mbijetesës në këtë komunë në jug të Serbisë.

Nga 4500 – 5000 votues, 1.800 shqiptarë janë me të drejtë vote, ndërsa një pjesë e tyre nuk pritet të shfrytëzojnë këtë për shkak se gjenden jashtë vendit dhe se në këtë shifër janë edhe persona të vdekur, që megjithatë kanë ngelur në listën e votuesve.

Por ajo që është skandaloze, se nga viti 2011 dhe sidomos në vitin 2015 ka ndodhur pasivizimi masiv i adresave të shqiptarëve dhe shlyerja e tyre si banorë të këtyre trevave. Bëhet fjalë për një numër të madh dhe se Serbia ndërmorri një veprim të tillë, duke pasur parasysh faktin se shqiptarët do të merrnin drejtimin e pushtetit lokal në këtë komunë.

Mësohet se mbi 4 mijë shqiptarë janë shlyer apo pasivizuar të drejtat e tyre. Këtë problem shqetësues e ka si synim për të alarmuar dhe për ta rikthyer në tryezën e zgjidhjes, kandidati i listës së përbashkët të koalicionit APN- PD për Medvegjën, Muharrem Salihu.

Ai thotë se qëllimi i kandidimit të tij është për të rikthyer shpresën në Medvegjë, për të hapur vende pune dhe për të krijuar kushte jetese për ata që jetojnë dhe të tjerët që janë shpërngulur sidomos në Kosovë, dhe ku ende bredhin pa dokumente dhe pa vende pune.

Salihu ka apeluar që të mbështetet masivisht lista e udhëhequr nga ai dhe që mban numrin 5, pasi që shqiptarët si trup votues i regjistruar nëse nesër dalin në votime, atëherë mund të fitojnë deri në 7 këshilltarë komunal. (INA)

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat