LajmeShow Bizz

Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit

Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit: U tund mali, polli miu.

Vetëm tre persona iu përgjigjën thirrjes së ish-deputetit shqiptar, Kujtim Gjuzi, i cili u paraqit për ta zhvilluar një protestë paqësore këtë javë kundër këngëtarit të ftuar në Festivalin e Birrës, shkroi sot mediumi serb, B92. Ky medium e titullon shkrimin me fjalinë “U tund mali, polli miu”, transmeton Gazeta Express.

Ata po lëviznin përgjatë trotuarit me një pankartë ku shkruhej: “Gregor Bregović nuk është i mirëpritur në Festivalin e Birrës, nëse nuk kërkon falje”, shkruam mediumi serb.

Kjo protestë, siç ishte paralajmëruar, u zhvillua më 8 gusht, në orën 11 të mëngjesit, dhe nga Bashkia e Korçës, e cila është organizatorja e këtij festivali, nuk ka indikacione që mund ta ndryshojnë vendimin e tyre dhe anulojnë koncertin e Goran Bregoviqit.

Bregoviq kishte mbajtur koncert në Tiranë në vitin 2006, me ç’rast mori “Çelësin e Tiranës” nga kryetari i atëhershëm i kryeqytetit shqiptar, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident por nuk u dorëzua kurrë

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi