Sport

Mediumi katalunas ‘lëshon bombën’ Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës dhe tashmë janë bërë kontaktet e para mes tri palëve rreth një transferimi të mundshëm, pasi edhe dëshira e lojtarit është të rikthehet te ish-klubi i tij.

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron ta rikthejë brazilianin në Camp Nou, dhe sulmuesi është i etur për ribashkim me ish-klubin e tij.

Sipas mediumit të njohur RAC1, Barcelona tashmë ka bërë lëvizjet e para në përpjekje për të nënshkruar me Neymarin.

Klubi i Barçës ka kontaktuar tashmë PSG-në dhe shoqëruesit e Neymarit për të folur rreth një transferimi të mundshëm në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian, në fakt, është objektivi numër një i klubit për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, ndërsa Haaland, sipas informatave, do të ishte në vendin e dytë.

Gjithmonë sipas mediumit RAC1, pozicioni i klubit parisien tani për tani nuk ka lëvizur: Neymar mbetet i pa transferueshëm.

Pavarësisht kësaj, Barcelona konsideron se kontaktet e para kanë qenë pozitive dhe ka një harmoni të mirë për të vazhduar negociatat.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou e dinë që gara për brazilianin do të jetë shumë e gjatë dhe, për momentin, nuk e shohin të pamundur ardhjen e tij. Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së thuhet se do të ishte pengesa e madhe.

Kontrata e Neymarit përfundon në qershor të vitit 2022 dhe nëse nuk rinovon, PSG do të ishte pothuajse i detyruar ta shiste atë në këtë afat të verës për të marrë një pjesë të parave të investuara katër vjet më parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës