Sport

Mediumi italian: Vllaznia po e huazon mesfushorin e Milanit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Vllaznia është duke u përgatitur për një tjetër goditje në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Emir Murati, i cili është pjesë e të rinjve të Milanit.

 

Futbollisti i datëlindjes 2000, pritet të huazohet te kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, deri në fund të sezonit.

Aventura e fundit e Muratit ka ka qenë te Pro Sesto në Serinë C, por nuk ka gjetur hapësira dhe është rikthyer në klubin kuqezi.

Mesfushori ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë, teksa pritshmëritë për të janë të larta.

Postime të ngjajshme
Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi

Sport

Amir Prepolli, menaxheri dhe rehatuesi i klubeve kosovare në Turqi