Sport

Mediumi i madh italian: Blendi Baftiu një talent i jashtëzakonshëm

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Blendi Baftiu po kalon momentet e tij më të mira në karrierën e tij këtë edicion, raporton Zëri.

Futbollisti i Ballkanit e mbylli stinorin vjeshtor me dhjetë gola të shënuar në Superligën e Kosovës, si golashënues kryesor.

Falë paraqitjeve të mira, Baftiu u ftua edhe nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për miqësoren e nesërme me Suedinë.

Paraqitjet dhe talenti i Baftiut i ka rënë në sy edhe UEFA-s, e cila e ka përfshirë në mesin e 50 futbollistëve që duhet t’i ndjekim në vitin 2020.

Duke qenë kështu, mediumi i madh italian “Tuttomercatoweb” ka dhënë vetëm fjalë të mira për Baftiun, përcjell Zëri.info.

“I lindur në vitin 1998, UEFA e ka përfshirë Baftiun në mesin e 50 talentëve që duhet t’i shikojmë në vitin 2020”, shkruan fillimisht mediumi në fjalë.

“Fantazist dhe shumë i talentuar në nivelin krijues, Baftiu u ftua për herë të parë edhe nga Kosova A. Një hap normal pas dhjetë golave në 17 ndeshje në pjesën e parë të edicionit”, shkruan më tej “Tuttomercatoweb”.

Ndryshe, Baftiu pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme mes Kosovës dhe Suedisë që luhet në Doha të Katarit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv