Sport

Mediet sllovene kërkojnë kujdes ndaj Kosovës

Sllovenia sonte nga ora 20:45 në stadiumin Stozice në Lubjanë pret Përfaqësuesen e Kosovës nga e cila synon vetëm fitore.

Duke e parë renditjen e saj në tabelë, mediet sllovene i kanë dhënë rëndësi të madhe kësaj ndeshjeje të cilën shpresojnë ta fitojnë dhe në këtë mënyrë të bëjnë një hap të madh drejt ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve, transmeton “Zeri.info”.

Gjithsesi, edhe pse Kosova po kalon momente krize ajo në kampin e Sllovenisë po vlerësohet lartë.

“Në këtë ndeshje kërkohet një Slloveni e përsosur. Duhet fituar por është e qartë se një ekip i përbërë me lojtarë nga klube të mëdha evropiane po vjen tek ne”, ka shkruar Sports-tv.si.

Sllovenia po e ndjek e parë në grup, por ajo sot ka probleme pasi nuk mund të llogarisë në Jon Gorenc Stankoviq, i cili tashmë është larguar nga ekipi kombëtar për shkak të problemeve shëndetësore. Siç shpjegoi përzgjedhësi, disa probleme lindën edhe me Benjamin Verbiq derisa Jaka Bijol nuk mund të luajë për shkak të kartonëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi