Sport

Mediet angleze: Anglia mund të luajë ndeshjen e saj si vendase në Shqipëri

Mediet britanike kanë lëshuar sot një lajm tejet interesante. Gjiganti anglez “BBC”, ka shkuar se përballja e Ligës së Kombeve, mes Anglisë dhe Islandës, mund të zhvillohet në Shqipëri.

E gjitha kjo për shkak se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, për shkak të shqetësimeve që janë duke qarkulluar së fundmi rreth një lloji të ri të koronavirusit, që pretendohet se është përhapur së fundmi.

Ky vendim ka shkaktuar një situatë kaotike, pasi Islanda, kundërshtarja e Anglisë më 18 nëntor, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të flurojë, direkt pas kësaj sfide drejt Anglisë.

Së fundmi është hedhur hipoteza se në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët me autoritetet qeveritare, që kjo ndeshje të zhvillohet në fushë neutrale, ku Shqipëria ka dalë si kandidatja kryesore për të pritur përballjen mes Anglisë dhe Islandës, të mërkurën e 18 nëntorit. Kjo çështje është duke u shqyrtuar edhe nga UEFA, teksa vendimi përfundimtar pritet të merret ditët e ardhshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

Sport

Orari i javës së fundit në Ligën e Dytë, ndeshja kryesore në Kamenicë