Lajme

Mediat serbe: Putin i dërgon në varreza Daçiqin dhe Vulinin me vaksinën “Sputnik V”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin kanë marrë vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V” në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.

Siç njofton Qeveria serbe, këtë vaksinë e kanë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë.

Pas marrjes së vaksinës ruse, është bërë virale një foto ku presidenti Vladimir Putin së bashku me Daçiqin dhe Vulinin shihen me një prapavijë të varrezave.

Nga kjo pamje, jep të nënkuptohet se Putini po i dërgon “drejt shuarjes” marrësit e vaksinës.

Në anën tjetër, Daçiq ka deklaruar se do ta marrin dozën e dytë brenda tre javësh.

“Por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën. Ne do të ju informojmë nëse nuk jemi mirë”, u tha gazetarëve Daçiq.

Për dallim nga Daçiq dhe Vulin, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ditë më parë është imunizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer dhe BioNtech. Ajo e kishte refuzuar vaksinën ruse “Sputnik V”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ditë më parë kishte thënë se, nuk do ta marrin vaksinën ruse “Sputnik V”, pa miratimin e institucioneve serbe të shëndetësisë.

Vuçiq kishte thënë se me vaksinën anti-COVID-19 të prodhuesit Pfizer dhe BioNTech, do t’i vaksinojë personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

“Një kontingjent i vaksinave të Pfizer/BioNTech po vjen nga 4 janari. Deri më 27 janar, do të arrijnë gjithsej 77 mijë doza. Me këtë do të bëhet vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e pleqve, punonjësit shëndetësor dhe ata nuk kanë pasur COVID-19”, kishte thënë ai.

Po ashtu, anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.

Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore