Lajme

Mediat serbe krijojnë panik në realizimin e marrëveshjes ndër-policore mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Disa qytetarë nga fshati Gjuliçe në komunën e Andrijevicës kanë raportuar korrespodentit të “Novosti” në Berane rreth ngjarjes që siç thuhet ka nxitur shqetësim në atë anë, në pjesën ndërkufitare me Shqipërinë, shkruan “Novosti”.

Sipas gazetës disa qytetarë nga fshati Gjuliçe në komunën e Andrijevicës kanë theksuar se kanë vërejtur pjesëtarë të policisë së Shqipërisë duke patrulluar në pjesën afër kufirit.

“Në katundin Asanac, afër Gjuliçe janë vërejtur patrulla policore të Shqipërisë! Në të vërtetë ishin të armatosura, por është simptomatike pse bash tani janë paraqitur në territorin tonë. I bëjmë me dije zyrtarëve përgjegjës se do të organizohemi de nuk lejojmë asnjë kontroll të territorit tonë, pa marrë parasysh me kënd janë marr vesh shqiptarët” kanë thënë banorët e Gjuliçe për “Novosti”.

Nga Policia për gazetën është thënë jo zyrtarisht se bëhet fjalë për realizimin e marrëveshjes ndërmjet Policisë së Malit të Zi dhe Policisë së Shqipërisë, me çka policitë e dy shteteve së bashku më mirë do të luftojnë krimin e organizuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet