Lajme

Media e Vucic shkruan se Serbia ka 5 shtete që janë të gatshme të ‘çnjohin’ Kosovën

Serbia ka garanci të forta nga pesë shtete janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës në rast se Prishtina shkel marrëveshjen e arritur për pezullim të synimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Media ultra nacionaliste serbe Vecernje Novosti shkruan duke u thirrur në burimeve të tyre në qeverinë serbe të pa identifikuara- siç bën zakonisht – se nëse Prishtina do të shkelte marrëveshjen sipas të cilës do të duhej të përmbahej nga kandidatura për pranim në organizata ndërkombëtar, Beogradi do të kërkonte nga këto pesë shtete të aktivizonin procesin e tërheqjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës.

Gazeta serbe i referohet Marrëveshjes së Washington të shtatorit të vitit të kaluar të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy palët ishin zotuar për moratorium një vjeçar të fushatave diplomatike, kosovarët për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e ajo serbe ndërprerjen e çnjohjes.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte deklaruar më parë se “ka informacion” që Shqipëria ka synim të anëtarësoj Kosovën në konferencën ndërkombëtare të gjykatave, duke shtuar se në rast se kjo ndodhë, Serbia do të “detyrohet që të përgjigjet ndaj kësaj ashtu siç bëjnë shtetet serioze e të përgjegjshme”.

“E përgjigje nuk do të ju pëlqej aspak. Nuk besoj se do t’i gëzoheshin çnjohjeve të reja, e unë mund të ju them tani se do të ketë” kishte thënë Vucic./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Qeveria po planifikon masa të rrepta për qytetarët dhe bizneset nga 8 marsi?

Lajme

LDK-ja përmbys rezultatin e votave me kusht

Lajme

Letra e nëntë vjeçarit nga Kosova drejtuar Joe Bidenit

Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se si kanë dështuar t’i sigurojnë vaksinat anti-COVID