Sport

Meçi i zjarrtë Mike Tyson – Evander Holyfield do ndodhë gjatë këtij viti, zbulohen detajet

Së shpejti mund të kemi një meç tejet interesant dhe të fortë, mes dy rivalëve të vjetër, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, transmeton Zeri.info.

‘Sun Sport’ shkruan se boksierët janë bisedime për një meç mes vete, i cili pritet të zhvillohet në Dubai dhe do të kushtojë më shumë se 200 milionë dollarë.

Pas rikthimit në nëntor në meçin ndaj Roy Jones Jr në Los Angeles, Tyson tani është duke shqyrtuar disa oferta nga vendet më të pasura në botë për meçin e radhës.

54 vjeçari meçin e radhës pritet ta zhvillojë ndaj 58 vjeçarit, Evander Holyfield, me këtë të fundit që e kishte mposhtur Tysonin në nëntor të vitit 1996.

Një rimeç mes tyre kishte ndodhur edhe pas shtatë muajve, por ai rimeç vazhdon të mbetet si njëri nga më famëkeqët në histori.

Tifozët e boksit e mbajnë mend atë meç, i cili ishte ndërprerë në raundin e 11-të, pasi Tyson i kishte kafshuar veshin Holyfieldit.

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin