Auto/Tech

Më shumë se 40 milionë njerëz blenë iPhone 13 për festat e fundvitit

hitjet e serisë iPhone 13 shënuan rezultate të shkëlqyera gjatë sezonit të festave.

Në shtator të vitit të kaluar, Apple prezantoi linjën iPhone 13, e cila përbëhet nga modelet iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max

Që nga lëshimi i tyre, telefonat janë shitur shumë mirë në mbarë botën. Më saktësisht, sipas hulumtimit, kompania nga Cupertino ka shitur dhjetëra miliona telefona gjatë sezonit të festave.

Daniel Ives, një analist në Wedbush, pohon se Apple shiti më shumë se 40 milionë modele iPhone 13 gjatë sezonit të festave të vitit 2021.

I njëjti raport parashikonte se Apple do të arrinte një vlerë tregu prej tre trilionë dollarësh, e cila u njoftua dje.

Analistët besojnë se shitjet e iPhone 13 do të vazhdojnë të rriten gjatë vitit 2022. Shkak për këtë është mungesa, e cila ka prekur Apple, por edhe kompani të tjera dhe pritet që situata të përmirësohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Related posts
Auto/Tech

Çmimi i katër versioneve të reja të iPhone 13

Auto/TechLajme

Nëse keni ndonjërën nga këto vetura mos e shisni, sepse vlera e tyre vetëm do të rritet

Auto/Tech

Menacing Flat Black 1972 Chevy Nova 4-Speed Build

Auto/Tech

Ndodh edhe kjo, burri nga Gjermania kaloi tre javë duke kërkuar se ku e kishte parkuar makinën

Leave a Reply

Your email address will not be published.