Lajme

Më së shumti rast pozitive janë në Komunën e Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se që nga 13 marsi i 2020-ës 65 mijë e 65 qytetarë janë infektuar me COVID-19 në vend.

56 mijë e 655 qytetarë u shëruan nga infektimi me virusin korona, mirëpo janë 1 mijë e 553 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 857 raste aktive me COVID-19.

Më së shumti rast pozitive janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Lajme

Merret vendimi për policin që plagosi dy qytetarët në Dragash

Lajme

Adrijana Hoxhiq tregon se do ta votojë Kurtin për kryeministër, por me një kusht

Lajme

Polici plagos dy qytetarë në Dragash