Sport

Me dekret presidencial, sportistja malazeze merr shtetësinë e Kosovës dhe do t’i përfaqësojë “Dardanet”

Natalia Milatoviq tashmë e ka marrë shtetësinë e Kosovës.

Hendbollistja malazeze që paraqitet tek Istogu, është bërë shtetase e Kosovës tashmë, shkruan FrontOnline.

Me dekret, presidentja Vjosa Osmani ia ka dhënë shtetësinë hendbollistes në fjalë.

Me këtë dekret, Natalia do ta përfaqësojë Përfaqësuesen e Kosovës.

Ajo do të bëhet pjesë e përfaqësueses U19 dhe do të luajë në Kampionatin Evropian të divizionit B që mbahet në Shkup nga data 10 korrik.

https://www.facebook.com/Khfistogu/posts/4625409714138198

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë