Sport

McGregori rikthehet në kafaz më 12 dhjetor

Conor McGregori, do të rikthehet në kafaz që këtë vit. Më 12 dhjetor, irlandezi do të zhvillojë një duel bamirësie me Dustin Poirier, sfidë që do të zhvillohet në Dublin (Irlandë).

Të dy sportistët kanë arritur një marrëveshje dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, për fondacionin e Poirierit.

Ata kanë dueluar edhe më parë midid tyre, në vitin 2014, me McGregorin që pati fituar me “KO teknik”.

Kjo sfidë nuk do të organizohet nga UFC-ja por nga fondacionet e dy sportistëve.

“Hej vëlla! Ti dëshiron të zhvillojmë duel bamirësie në MMA? Kjo s’ka të bëjë fare me UFC-në. Unë do të dhuroj gjysmë milioni dollarë. Do ta shesim sfidë në PPV (pay per view-paguaj për ta parë) dhe këto sfida për bamirësi mua më pëlqejnë, pasi edhe unë jam përfshirë në shumë të tilla. Thjesht një duel bamirësie”, shkruan McGregori.

Më tej, irlandezi shkruan: “Të pres më 12 dhjetor në Point Depot, në Irlandë. Nuk ka nevojë për peshime, duel i hapur, me rregulla të unikuara. Unë do të të siguroj udhëtimin për ty dhe familjen tënde. Do ta organizojnë McGregori Sports and Entertainment MMA në bashkëpunim me The Good Fight Foundation”.
Pas kësaj ka ardhur përgjigjja e Poirieri: “Jam gati, le ta organizojmë. Shumë njerëz do të përfitojnë nga kjo sfidë. Më 12 dhjetor, shënoje këtë datë në kalendarin tënd”.

“Shkëlqyeshëm! Je njeri i mirë Dustin, respektoj projektet e tua dhe ke respektin tim”, tha McGregori. Fjalë që konfirmojnë se marrëveshja është gati.

Postime të ngjajshme
Sport

Prizreni është ekipi më i ri nga qyteti antik i Kosovës që regjistron rezultate fantastike qysh në vitin e parë të themelimit

Sport

Salihu: Dikujt po i pengojnë sukseset e Përfaqësueses, që 30 vite disa persona qeshin me të gjithë kryetarët e FFK-së

Sport

Trajneri i Werder Bremenit deklarohet sërish për Milot Rashicën, tregon pse nuk po luan ylli i Kosovës

Sport

Frashëri tregon skuadrën e vetme pretendente për titull kampioni