Sport

McGregor tregon për gabimin që bëri kundër Poirier

10 ditë më parë, në eventin UFC-257, Conor McGregor humbi duelin ndaj Dustin Poirier, pasi u mund me “KO teknik” në raundin e dytë.

Ashtu sikurse pat bërë edhe disa vite më parë, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov, irlandezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku analizon humbjen përmes një video.

“Ja disa pamje nga sfida ime e fundit. Tani kam në duar një triologji fantastike me Dustin, mezi e pres. Më duhet të punoj më shumë me këmbët dhe do të rikthehem fitues e argëtohem në kafaz në të ardhmen”, thotë McGregor, që pranon se nuk kishte punuar sa duhet më këmbët, arma kryesore e Poirier.

“Punova më shumë me grushtet dhe boksimin, pasi doja të përgatitesha për një duel boksi ndaj Pacquiao. Mendova gabim dhe e meritoja të humbisja. Pavarësisht atij gabimi, goditjet e mia ishin efikase dhe e kisha duelin nën kontroll. Ai më goditi 18 herë me këmbë, duke shkaktuar probleme në këmbët e mia dhe fitoi”, tha McGregor.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja e ligave më të forta në Evropë gjatë 15 viteve të fundit, çka shkruhet për Kosovën?

Sport

Milani dështon të fitojë ndaj Udinese

Sport

Pnishi kërkon në FIFA rreth 32 mijë euro kompensim nga Feronikeli

Sport

Bytyqi asiston, Cikalleshi shënon