Kreshnik Fazliu i njohur me emrin artistik si Mc Kresha, krahas muzikës njihet edhe si fans i madh i futbollit.
Kresha është tifoz i zjarrtë i Liverpoolit, por ai asnjëherë nuk heziton të mbështesë Kombëtaren e Kosovës.
Ai mbrëmë ishte i ftuari i radhës në emisionin “Review”, që është prodhim i Insajderit, ku ka treguar se është fans i madh i mesfushorit Milot Rashica.
“Mc Kresha është fans i Milot Rashicës. A po e kupton se sa është e bukur kjo. Milot Rashica, shoku im, ma dëgjon muzikën shumë, por unë jam fans i Milotit derisa ai luan për Kosovën”, ka thënë ai, ku ka përmendur edhe emrat e Arbër Zenelit, Vedat Muriqit, Xherdani Shaqirit e Graniti Xhakës.
Kosovën këtë muaj e presin dy ndeshje tejet të rëndësishme, atë ndaj Çekisë dhe Anglisë në kuadër të Euro 2020.