Sport

Mbyllet super ndeshja, Arbëria – Ballkani

Më vështirë se që ishte pritur, por me shumë sukses Ballkani e ka triumfuar Arbërinë në ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazetasheshi.com.

Djelmoshat e Ismet Munishit i kanë parë të “zinjtë e ullirit” për të triumfuar takimin e zhvilluar në Obiliq, pasi që është dashur ta përmbysur rezultatin vazhdimisht.

Ishin vendasit që realizuan fillimisht me Sunaj Hasan në minutën e 35-të të ndeshjes, njëherit edhe goli i parë në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët barazuan me Mirlind Dakun në minutën e 54-të, mirëpo dhjetë minuta më vonë vendasit rikthyen epërsinë përmes Almir Kryeziut.

“Portokallinjtë” barazuan rezultatin fillimisht në minutën e 72-të, teksa dhjetë minuta më pas edhe morën epërsinë e pare në këtë takim pasi realizuan përmes Mirlind Dakut, i cili realizoi nga penaltia.

Krejt në minutat e fundit realizoi edhe Ermal Krasniqi për rezultatin përfundimtar Arbëria 2-4 Ballkani.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Arbëria, Drita – Drenica & Besa – Feronikeli

Sport

Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur mes Khabib e Gaethje

Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha