Sport

Mbyllet pjesa e parë në takimin Drita – Trepça ’89: Ky është rezultati!

Sot rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual në fuqi, Drita do të përballet me Trepça ’89 në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, shkruan Gazetasheshi.com

Sfida, Drita-Trepça 89′ ishte paraparë të zhvillohet në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, por u shtye për shkak të angazhimit të Dritës në Ligën e Evropës.

Gazeta “Sheshi” do të ju raportoj minutë pas minuti për këtë ndeshje.

LIVE | Drita 0:0 Trepça ’89

– Mbyllet pjesa e parë!

  • 1 minutë lojë shtesë!

45′ Festim Alidema (Dri) gjuan nga brenda zonës, por topi i tij përfundon mbi portës

44′ Kastriot Rexha (Dri) mjaftë mirë shfrytëzon gabimin e portierit të mitrovicasëve, por Kaqiku largon topin afër vijës së portës

40′ 📒 Astrit Fazliu (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave në gjyqtarin Tefik Maloku

37′ Muharrem Jashari (T’89) gjuan mjaftë mirë nga gjuajtja e lirë, por Maloku pret mjaftë mirë tentimin

36′ 📒 Bujar Shabani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në Darwishin

30′ Kastriot Rexha (Dri) pengohet brenda zonës nga Berisha pas një harkimi nga Arago

28′ Festim Alidema (Dri) gjuan nga brenda zonës, por topi përfundon fare pranë portës

24′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan por devijohet goditja e tij nga mbrojtësit e Trepçës ’89

22’ Erjon Vucaj (Dri) gjuan nga jashtë zonës me topin që përfundon jashtë zonës.

19’ Evdin Kaçar (T’89) gjuan brenda zonës, por pret për mrekulli Faton Maloku, i cili e dëbon topin në fundore.

14’ Kastriot Rexha (Drit) gjuan mbi traversë pas harkimit të Festim Alidemës.

13’ Arbnor Muja (T’89) gjuan mbi portë.

12’ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërprerja, në fundore e dëbon Prince Marley.

10’ Darwish (T’89) gjuan nga afërisa mbi porte

05′ Drita është duke sulmuar gjatë këtyre minutave, por mysafirët janë duke u mbrojtuar mjaftë mirë

02’ Astrit Fazliu (Dri) gjuan, por pret Prince Marley.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Brdarovski, Gërbeshi, Cuculi, Arago, Vucaj, B.Shabani, Xh.Shabani, Fazliu, Alidema, Rexha. Trajneri: Ardian Nuhiu

Trepça ’89: Prince, Deida, Kaqiku, Berisha, Kaçar, Jashari, Nimani, Darwish, ArbMuja, Ard Muja, Bismark. Trajneri: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Meriton Berisha, Granit Hyseni, Arben Halilaj

Stadiumi i “Qytetit” në Gjilan.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbnor Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime

Sport

Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…

Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë