Sport

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjës, Gjeorgjia – Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraqitje të mirë në pjesën e parë ndaj Gjeorgjisë.

“Dardanët” janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Të dy Kombëtaret nga minuta e parë kanë provuar të gjejnë golin, derisa ishte vetëm Kosova që ia doli.

Pas një aksioni të nisur nga Rashani, Berisha asistoi për Muriqin, që goditi topin me kokë dhe përfundoi në gol, por u numërua si autogol i Khocholava, ngase devijoi topin i fundit (18’) – VIDEO

Kosova provoi edhe disa herë të tjera përmes sulmuesve të krahut, por që u mungonte finalizimi.

Ndërkohë, edhe Gjeorgjia krijoi disa aksione, por mbrojtja e ‘çeliktë’ dardane assesi nuk u thye.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: Gjeorgji 0 – 1 Kosovë.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar