Sport

Mbyllet ndeshja, PSG triumfon në sfidën ndaj Brest

Skuadra franceze PSG ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, duke e mposhtur skuadrën e Brest me rezultat 4-2 si mysafir.

Në këtë ndeshje u shënuan disa gola mjaft të mirë, ku mund të veçohen ai i Herreras dhe Gueyes.

Sfidën e zhbllokoi Ander Herrera me një gol të bukur nga distanca në minutën e 23-të, për të dyfshiuar më pas epërsinë Kylian Mbappe me një gol të bukur me kokë në minutën e 36-të.

Skuadra mysafire e zvogëloi epërsinë me anë të Franck Honorat në minutën e 42-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-1.

Sikurse pjesa e parë, edhe pjesa e dytë prodhoi tre gola të tjerë.

Idrissa Gueye realizoi një gol spektakolar nga një distancë e largët për të shenuar golin e tretë të skuadrës në minutën e 73-të pas një asistimi të Draxler, gjersa skuadra vendase nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një herë tjetër me anë të Steve Mouniet në minutën e 86-të për 3-2.

Sidoqoftë goli i Angel Di Marias në minutat shtesë i dha goditjen përfundimtare vendasve, duke përfunduar rezultati final 4-2 në të mirë të parisienëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave