Sport

Mbyllet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”

Serbi U19 dhe Shqipëria U19 zhvilluan mes tyre ndeshjen e dytë eliminatore për “Euro 2023”.

Kjo ndeshje është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2., shkruan FrontOnline.

Djelmoshat e Armando Cungut arritën të barazonin rezultatin në pjesën e dytë të lojë, teksa Serbia kishte kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të Mitjulikiq (’42).

Kombëtarja serbe arriti të dyfishonte rezultatin në pjesën e dytë në minutën e 77-të, ndërsa për kuqezinjtë do të vinte dhjetë minutat e fundit të pjesës së dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Në fillim 19-vjeçarët kuq e zi humbën një penallti me anë të Doçit, por golat për kombëtaren shqiptare nuk vonuan dhe erdhën të dy nga goditje standarde.

Goli i parë për kombëtaren shqiptare u shënua nga Nërguti (’84) dhe Shpendi (’87).

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *