Sport

Mbyllet ndeshja, Atalanta – Inter

Ka përfunduar njëra nga ndeshjet më interesante të javës në Serie A mes Atalantas dhe Interit, raporton “Zeri.info”.

Dy skuadrat “zikaltër” kanë ndarë pikët, duke luajtur 1:1 pas 90 minutave në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A.

Në fakt, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e minutës së parë, pra 0:0.

Kurse në pjesën e dytë u shënuan dy golat vendimtar për fatin e këtij takimit të zhvilluar në Bergamo.

Ishin “Neurazzurët” që kaluan në epërsi ndaj Atalantas me golin e argjentinasit, Lautaro Martinez, ndodhi kjo në minutën e 58-të.

Atalanta nuk u dorëzua për asnjë moment dhe gjeti golin e barazimit 11 minuta pa përfunduar koha e rregulltë.

Ishte Miranchuk që shënoi për 1:1 pas asistimit të Muriel.

Kujtojmë se pjesë e Atalantas ishte i padiskutueshmi në formacion, Berat Gjimshiti që luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Me këtë pikë të fituar, Atalanta ndodhet në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Interi një vend më poshtë me 12 pikë të grumbulluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare

Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje