Lajme

Mbyllen 12 lokale në Prizren, nuk i respektuan masat anti-Covid

Pas raportimeve të shumta dhe shqetësimeve për mos respektimin e masave mbrojtës, Policia në Prizren dhe Inspektorët komunal kanë mbyllur 12 lokale afariste në këtë qytet, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një komunikate për media policia njofton se mbrëmë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba.

“Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonele të Policisë në Prizren.

Policia ka paralajmëruar se do të jetë vazhdimisht në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.

“Gjate zhvillimit të këtij plani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se mbrëmë është ndërmarrë një aksion nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati në të gjithë Kosovën, për të monitoruar se sa po respektohen masat anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ndërsa, edhe në qytete të tjera janë mbyllur lokale si pasoj e mos respektimit të masave.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familjari i 7 vjeçarës që vdiq sot me fjalë rrëqethëse për të, akuzon ordinancën private

Lajme

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Lajme

OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Lajme

Nga nesër nisin punën disa çerdhe private në Prishtinë