
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Ibrahim Dreseviq i ka dhënë fund beqarisë së tij, shkruan “Zeri.info”.
Dreseviq ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihej teksa i ka vendosur unazën të fejuarës së tij, Edina Osmanoviq.
Mbrojtësi “dardan” në fotografinë e publikuar ka shkruar: “Ajo tha PO”.
Ibrahim Dreseviq aktivizohet te Përfaqësuesja A e Kosovës, derisa është pjesë edhe e Heerenveenit.