Sport

Mbrojtësi i Kombëtares rezulton pozitiv me COVID-19, Shqipëria me mungesë të madhe para ndeshjes me Bjellorusinë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Postime të ngjajshme
Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa

Sport

Feronikeli pretendon se FFK-ja në krye me Agim Ademin po i favorizon ekipet e Gjilanit