Sport

Mbrojtësi i Greqisë flet për përballjen me Kosovën

Mbrojtësi i Greqisë, Konstantinos Mavropanos, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.

Ai ka thënë se luajnë kundër një skuadre të fortë si Kosova dhe janë përgatitur mirë.

“Nuk kemi ndonjë lojtarë të veçantë të Kosovës me të cilin do të identifikonim ekipin e tyre. Ne e dimë që Kosova është ekip shumë i fortë dhe e dimë se me kë do të ballafaqohemi”.

“E dimë që keni fituar ndaj Gjeorgjisë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të mundohemi të dalim me tri pikë”.

“Do të bëjmë çdo gjë, që të arrijmë fitoren në këtë takim”.

“Nuk është grup i lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, të gjitha ndeshjet janë si finale. Kemi ngjitje dhe rënie të gjitha në grup. E dimë që mund të ketë befasi, e pamë Suedinë dhe Spanjën. Ne do të mundohemi të jemi sa më lartë në kualifikim”.

“Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe janë të angazhuar që të arrijnë kualifikimin”, ka thënë Mavropanos.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar