Sport

Mbrojtësi i së ardhmes te Kosova – shkëlqimi i talentit me 2 Korrikun i cili ka një të ardhme të ndritur

Klubi Futbollistik “2 Korriku” ka në radhët e veta një nga talentët e mëdhenj që po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Bëhet fjalë për Eliot Ukën, 13-vjeçari që është njëri nga futbollistët kryesor të kësaj skuadre, shkruan Gazeta Olle.

Uka luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe gjatë gjithë sezonit të fundit nuk ka pasur asnjë driblim nga kundërshtarët.

Performanca e tij në mbrojtje, duke shfaqur siguri dhe potencial të jashtëzakonshëm, ka habitur të gjithë.

Përveç paraqitjeve të tij në mbrojtje, talenti 13-vjeçar ka ndihmuar skuadrën e tij edhe në fazën e sulmit.

Ai ka arritur të shënojë tetë gola, që për një mbrojtës pa dyshim se janë shumë.

Skuadra e Ukës u shpall kampion i dyfishtë në kampionat, duke mos pësuar asnjë humbje me vetëm një barazim.

Gjithashtu, ai fitoi edhe ‘Summer Cup 2021’ që u mbajt në Shqipëri.

Padyshim se Eliot Uka po e dëshmon veten si njëri nga talentët e rinj dhe shumë premtues, nga ai pritet të shkëlqejë në Superligën e Kosovës, por edhe jashtë saj, gjithashtu duke qenë reprezentues i denjë i dardanëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato