
Armend Thaqi është futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2020, raporton Gazetasheshi.com.
Anësori i FC Ballkanit e ka fituar garën e ngushtë me bashkëlojtarin e tij të skuadrës Mirlind Dakun dhe futbollistin e Dritës, Astrit Fazliu, për të qenë kështu më i miri për vitin që lëmë pa.
“Është nder për mua të shpallem më i miri. Shpresoj që viti 2021 të na gjejë edhe më të fortë”, deklaroi mbrojtësi i Kosovës.
“Ka qenë vit i vështirë me pandeminë dhe puna e madhe po jep frytet e veta. Kundërshtarët më të fortë janë gjithë këta që janë ftuar sonte dhe e kanë merituar këtë çmim. I falënderoj ata që më votuan”, tregoi ai.