Lajme

Mblidhet Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19

Kosova shënoi 398 raste me COVID-19 të dielën, shifër kjo më e larta për këtë vit kalendarik. Kjo ka bërë që të ngritët alarmi si nga institucionet shëndetësore por edhe në mesin e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të mblidhet Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19.

Ky takim që do të kryesohet nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe do të mbahet me fillim prej orës 11:00.

“Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID 19”, thuhet shkurt në njoftim.

Ndryshe, IKSHPK thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga virusi vazhdon të jetë i lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës së masave. Numri total i rasteve pozitive në vend është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse numri i rasteve aktive është 6.639.

Si pasojë e sëmundjes COVID-19, deri më tani në vend kanë vdekur 1572 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste,

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të marsit

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja

Lajme

A do të ketë ndryshim të masave anti-Covid, flasin nga Asociacioni i Komunave

Lajme

Ish-deputetet që mbetën jashtë Kuvendit