Lajme

Mbi 400 pacientë me koronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitale

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale rajonale po trajtohen 448 pacientë, të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 217 pacientë të konfirmuar me koronavirus po trajtohen në klinikat e QKUK-së, ndërkaq 231 të tjerë në spitalet rajonale.

Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, përkatësisht 104 pacientë.

Ndërkaq, sa i përket spitaleve rajonale, në spitalin e Prizrenit është numri më i madh i pacientëve me koronavirus, përkatësisht aty po trajtohen 59 pacientë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 20 pacientë janë vënë në respiratorë, 22 të tjerë po trajtohen me makinën për frymëmarrje të njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq 390 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8 mijë e 799 raste me koronavirus.

Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4 mijë e 863 janë shëruar dhe aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 687 raste aktive me koronavirus. /

Postime të ngjajshme
Lajme

Familjari i 7 vjeçarës që vdiq sot me fjalë rrëqethëse për të, akuzon ordinancën private

Lajme

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Lajme

OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Lajme

Nga nesër nisin punën disa çerdhe private në Prishtinë