Sport

Mbi 100 ditë pa fitore, nesër ndeshja mes skuadrave me formën më të dobët në Superligë

Nesër luhen dy takime interesante në Superligën e Kosovës në futboll.

Normalisht që vëmendja kryesore është në duelin mes Dritës dhe Trepçës ’89, por hiq më mbrapa nuk mbetet as sfida tjetër mes Drenicës dhe Besës, shkruan Gazeta Olle.

Drenica dhe Besa mbajnë dy pozitat e fundit në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.

Ato janë poashtu edhe skuadrat me formën më të dobët në takimet e fundit.

Drenica ka vetëm një barazim dhe gjashtë humbje në 7 sfidat e fundit në kampionat, ndërsa Besa ka formë akoma më të tmerrshme dhe ka arritur të fitoj vetëm një pikë në 10 takimet e fundit.

Të dyja ekipet kanë mbi 100 ditë pa fitore, saktësisht Drenica ka 101 ditë që nuk ka arritur të triumfojë ndërsa Besa plotë 141 ditë.

Fitoren e fundit të saj, Drenica e arriti në muajin nëntor në derbin kundër Feronikelit. Atë botë skuadra e Bledar Devollit arrinte fitoren e katërt radhazi e më pas qysh nga data 10 nëntor e tutje nuk arriti asnjëher të shijojë trepikëshin, duke rënë madje nga pozita e katërt në atë të nëntë në renditje.

Besa në anën tjetër, fitoren e vetme sezonale e ka arritur me 3 tetor të vitit 2020 në ndeshjen kundër Trepçës ’89.

Takimi do të luhet në stadiumin me bar sintetik në Drenas, teksa do të transmetohet live në Art Sport 2

Postime të ngjajshme
Sport

Golat dhe rastet nga barazimi 1-1 mes Gjilanit dhe Arbërisë

Sport

Përsëri shënon Haaland, Dortmundi dyfishon epërsinë ndaj Bayern Munichit

Sport

Prishtina 2-0 Llapi, rastet dhe golat nga kjo ndeshje

Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës