Sport

Mbappe fundosë Barçën, Liverpooli me një këmbë në fazën tjetër

Janë zhvilluar të martën dy ndeshjet e para të fazës 1/16 të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Në “Camp Nou” u zhvillua ndeshja kryesore ndërmjet Barcelonës dhe Paris-Saint – Germain, ku skuadra e Maurizio Pochetinos ka korrur një fitore të madhe duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-1 me tre golat fantastik të francezit Kylian Mbappe si dhe një tjetër të realizuar nga Moise Kean, raporton KosovaPress.

Të katër golat e PSG-së erdhën si reagim pas golit të epërsisë së Barcelonës të realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 27’ të ndeshjes.

Ky rezultat ia bënë shumë të vështirë Barcelonës për t’u kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli ka fituar si mysafir i skuadrës gjermane RB Leipzig me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm pjesën e dytë dhe realizoi dy gola brenda pesë minutave nga Mohaed Salah në minutën e 53’ dhe Sadio Mane në minutën e 58’.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!