Sport

Mbahet seanca gjyqësore në CAS për eliminimin e Dritës nga Liga e Kampioneve, ky është vendimi

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Dritës i është drejtuar javë më parë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës.

Shkaku i rasteve me koronavirus, UEFA pati marrë vendim ta eliminojë Dritën nga faza prakualifkuese e Ligës së Kampionëve andaj klubi kosovar kërkon drejtësi në CAS.

Tashmë është mbajtur seanca e parë teksa drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi e sqaron rastin për Zeri.info.

“Është mbajtur seanca e parë gjyqësore, por ende nuk ka ndonjë vendim. Do të mbahet edhe një tjetër seancë të premten. Jemi në pritje të një vendimi”, ka thënë Valon Zymberi.

Skuadra nga Gjilani kërkon nga UEFA që t’u kompensohen koeficienti dhe mjetet financiare, e që klubeve të Kosovës u kryejnë goxha punë.

Me eliminimin nga parakualifikimet e “Championsit”, Drita aventurën në Evropë e vazhdoi në Ligën e Evropës.

Pasi eliminoi Sileksin e Maqedonisë Veriore në fazën e dytë, u eliminoi nga Legia e Varshavës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ramadani tregon kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur

Sport

Mirlind Daku tregon tifozin e tij më special

Sport

Një shqiptar pritet të startojë sot në ndeshjen Celtic – Milan

Sport

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Bledar Hajdini po stërvitet me skuadrën finlandeze