Lajme

Maturantët e Ferizajt “party” me 8 këngëtarë, kush do t’i paguajë?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nxënësit e shkollave të mesëm në qytetin e Ferizajt do të kenë mundësie që disa nga artistët më të mirë në vend t’i shohin nga afër në një koncert të përbashkët.

Në disa postime në rrjetet sociale artistët si Tayna, Butrint Imeri, Mc Kresha, Lyrical Son, Gjiko, Labi, Buta dhe Finem & Solo do të mblidhen bashkë një mbrëmje muzikore për t’i argëtuar këta nxënës.

Për gjithë këtë organizim “gjigant” shtrohet pyetja se kush do t’i paguaj këta këngëtarë, kur dihet së artistët e lartpërmendur janë ndër më të paguarit në treg.

Indeksonline merr vesh që ky organizim nuk ka të bëjë me institucionet e arsimit, pasi ky organizim është bërë nga kompanitë private dedikuar maturantët e shkollave të mesme, ndërsa bileta për këtë mbrëmje kushton 20 euro për person.

Organizatorët tashmë kanë marr konfirmimin e artistëve dhe po ashtu ka interesim të madh për biletat, e që realisht konsiderohet një çmim i lartë për nxënësit.

Gjithsesi këngëtarët e tyre të preferuar, do të jenë në qytetin e tyre me 17 janar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat