LajmeZgjedhjet

Matthew Whitaker: Kadri Veseli patriot edhe udhëheqës që bashkon njerëz

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-Prokurori i Përgjithshëm në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, Matthew Whitaker, ka thënë se nuk ka qeveritarë dhe institucione të përkryera, derisa ka shtuar se qyetarët me votën e tyre ashtu si i zgjedhin edhe mund t’i ndëshkojnë politikanët.

“Edhe ne, si njerëz, nuk jemi të përkryer. Ne i mbajmë të përgjegjshëm qeveritarët dhe njerëzit e përzgjedhur dhe këtë e bëjmë përmes votës. Kjo bëhet përmes demokracisë dhe mendimeve të përbashkëta që ndahen – kjo vjen nga tradita e SHBA-së”.

“Njerëzit e përzgjedhur nëse nuk e bëjnë atë që kanë thënë shpesh janë larguar ose dënuar nga vota e qytetarëve. Qytetarët janë ata që duhet të dalin dhe të votojnë për atë se çfarë dëshirojnë në jetën e tyre”.

Whitaker në një intervistë për Klan Kosovën ka treguar për përshtypjet e tij nga takimi me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veselin.

Si e sheh ai planin anti-korrupsion të Kadri Veselit?

“Sipas përvojës sime dhe asaj që kam parë, është një plan i hollësishëm anti-korrupsion. Mendoj që deri në një masë, si kryeministër do të sjellë një entuziazëm për të përmbushur agjendën”.

“Agjenda është e paraqitur si e qartë. Nuk e kam mbajtur mend krejt, por mendoj se kishte kuptim ajo çka ishte paraqitur aty”.

“Mendoj që Kadri Veseli jo vetëm që është një patriot i Kosovës, që ka ndihmuar gjatë kohës së Pavarësisë, por është një udhëheqës që i bashkon njerëzit dhe e përmbush agjendën”.

Ai ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se është i familjarizuar me këtë çështje.

“E mbështes politikën e SHBA-ve. Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta njohë Kosovën dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia. Nuk është vetëm Serbia që duhet ta njohë Kosovën, por edhe BE-ja dhe Kombet e Bashkuara – ashtu siç e ka bërë SHBA-ja”.

“Kur kam folur me Kadri Veselin dhe me njerëzit rreth tij pres që edhe dialogu të rifillojë dhe shpresoj që do të ketë arritje”.

Por, si e sheh ai taksën 100 % të vendosur nga institucionet e Kosovës?

“Sipas përvojës sime, perceptimi shpesh bëhet realitet. Kur kam folur këtu me kolegët, nuk po besoj që bën dallim të madh për shkak të raporteve tregtare, por sa herë që vendosen barriera para një marrëveshje është një sfidë e madhe”.

“Cilido prej udhëheqësve duhet të kërkojë paqe, prosperitet dhe normalizim të raporteve – edhe me njerëzit me të cilët kanë luftuar për pavarësi”.

“Me sa duket kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë janë më afër”.

Njeriu që ishte pjesë e administratës së presidentit amerikan Donald Trump ka dhënë edhe një porosi për kosovarët dhe Kosovën.

“Besoj që ka shumë rekomandime, por është një shteg i qartë dhe i drejtë drejt Pavarësisë dhe prosperitetit për njerëzit. Duhet të pastrohet ajo rrugë prej korrupsionit dhe çfarëdo gjëje të keqe”.

“Ky vend ka një potencial shumë të madh, është një demokraci e re që kërkon të zhvillohet tutje dhe duhet të rregulloni se çfarë duhet të rregullohet dhe mbani atë që duhet të mbani”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat