Lajme

Maska e veçantë që kishte Kosnett në takimin me Kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet e së dielës, raporton Express.

Gjatë këtij takimi, vëmendje ka marrë edhe maska të cilën e kishte vënë Kosnett. Ai kishte vënë një maskë me flamurin e SHBA’së dhe Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, Kosnett ka shkruar në Tëitter e ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.

“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Tëitter./Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kur do të vijë vaksina kundër COVID-19 në Kosovë?

Lajme

Parashikimi i motit për vikend: Rikthehet i ftohti dhe bora

Lajme

Endrit Thaçi poston fotografi emocionuese të Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit

Lajme

Kujtim Shala reagon për herë të parë pas debaklit, të LDK-ës