Lajme

Masat e reja, Vitia takohet me kryetarët e komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të takohet sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth rishikimit të masave antiCOVID.

Në takim do të marrin pjesë kryetarët e komunave dhe drejtorët komunal të shëndetësisë.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë për Front Online se do të kërkojnë nga ministri Vitia lehtësimin e masave.

“Në ora 2 e kemi takimin me ministrin Vitia.

Kërkesat tonat janë që për shkak të zhvillimit ekonomik lokal, gastronomia të mund të punojë qysh kanë qenë kërkesat tona, që të mund të filloj të punojë edhe brenda lokaleve, por për personat të cilët janë të imunizuar”

Edhe çështja e shkollave të filloj, se janë 4 skenarë dhe nxënësit po vërehet se në aspektin psikologjikë po ka ndikim moszhvillimi i procesit mësimor, kështu që janë 4 skenarë dhe janë komunat që mund të vendosin se cili skenarë mund të implementohet”, ka thënë Ibrahimi për Front Online.

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë