Lajme

Masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, pas rritjes enorme të rasteve të reja të vdekjeve si pasojë e infektimit me coronavirus dhe rasteve të reja pozitive.

Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet janë të detyruara të shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambientet të jashtme.

“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, pas kësaj date të gjitha këto insitucione duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.

Ndër masat e marra sot në mbledhjen e Qeverisë është edhe kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar