Sport

Masa të rrepta për takimin Drita – Feyenoord, klubi gjilanas vjen me një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Drita dhe Feyenoordi do të takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kjo përballje do të zhvillohet në praninë e 30 për qind të kapacitetit të stadiumit me tifozë, shkruan Demokracia.com.

Drita përmes njoftimit në faqen zyrtare ka bërë të ditur masat e rrepta për tifozët që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Njoftimi i plotë i Dritës (pa ndërhyrje):

Njoftim rreth procedurave per te hyre ne stadium!

Te dashur tifoz, dhe ju adhurues te cilet keni vendosur qe neser te jeni prezent ne stadium per te percjelle ndeshjen ne mes te klubit tone FC DRITA dhe Feyenoord, ju njoftojm me procedurat te cilat do te jene per te hyre ne stadium dhe me gjerat te cilat duhet ti dini!

Per shkak te masave te rrepta qe do te jene ne hyrje te stadiumit ju njoftojme qe:

Secila bilete duhet te kete emrin dhe mbiemrin e shenuar.

Tek kontrollat duhet te prezantoni bileten dhe nje dokument identifikues te republikes se kosoves(te dhenat ne bilet duhet te perputhen me dokumentin identifikues)
Te gjitha sendet e forta dhe te buta do te ndalohen te futen ne hyrje nga kontrollat(ne perjashtim te qelsave dhe telefonave mobil)
Femijet duhet te jene te paisur me bilete dhe te shoqeruar nga prindi.
Dyert e stadiumit do te hapen ne ora 18:00 andaj ftoheni qe ti shmangeni grumbullimeve te medha.
Se bashku do te tregojme kulture sportive per vendin tone!

FC DRITA.

Postime të ngjajshme
Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë

Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova