EURO 2020

Martinez flet për gjendjen e De Bruyne dhe Hazard para ndeshjes me Italinë

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur për dyshen Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Martinez duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Italinë në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”, u pyet për gjendjen e Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard të cilët u lënduan në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Dyshja nuk është stërvitur që nga ajo ditë, por Martinez mbeti optimist për gjendjen e tyre.

“Siç e dini, Hazard dhe De Bruyne nuk janë stërvitur as sot, por ka edhe 24 orë për të parë gjendjen e tyre”, tha ai.

“Është një garë kundër kohës për të marrë një vendim. Fakti që po hanë tri herë në ditë është mirë”, shtoi ai.

Ai u pyet nëse kjo që po bën është lojë taktike ndaj kundërshtarit.

“Parataktikë? Jo. Qasja jonë është t’i kemi lojtarët në dispozicion, nëse nuk janë të gatshëm për nesër, do të duam ti kemi në dispozicion pastaj”, tha Martinez.

“Është një vendim i stafit mjekësor, do ta marrim bashkë me ta”, përfundoi Roberto Martinez.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020